Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7 years ago
Vjosa rrezikon serish daljen nga shtrati dhe me prurje me shumë se herët e tjera. Por rrezik paraqet edhe çarja e argjinaturës në Mifol, një problem i vjetër dhe i evidentuar, por që nuk u mor asnjëherë masë.

Prurjet e Vjosës rrezikojnë për të tretën herë banorët e zonë, por vetëm tani është marrë në konsideratë shkaku i kësaj problematike.

Ka qenë prefekti qarkut të Vlorës, Mamaj i cili ka parë nga afër situatën, duke sjell edhe vëmendjen e qeverisë për këtë problem.

Reshjet e shiut gjatë ditës së djeshme, por që vijojnë edhe ditën e sotme, kanë bërë që lumi Vjosë të këtë prurje të shumta dhe të rrezikojë të dali nga shtrati. Por, përveçse daljes nga shtrati të lumit , një situatë e rëndë paraqitet në fshatin Mifol, pasi lumi rrezikon seriozisht çarjen e argjinaturës, e cila do të thotë se uji do të përmbyt toka dhe do të vërshojë drejt fshatit Nartë e më pas edhe në qytetin e Vlorës.

Category

📺
TV

Recommended