http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://instagram.com/vizionplustelevizion https://twitter.com/VizionPlusTV Ashtu siç pritej, Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës është përfshirë nga debatet dhe akuzat për situatën e krijuar nga shkarjet e tokës në disa zona dhe dëmtimet në banesa. Këshilltarët e PD-së dhe LSI-së kërkuan që nga qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në Gjirokastër. Revolta e anëtareve të opozitës nuk ka gjetur mbështeten e anëtarëve të PS. Kryebashkiakia Zamira Rami tha se është kërkuar ndihmë nga qeveria, pasi bashkia përballë kësaj situatë është e pafuqishme të ndërhyje. Ndërkohë bashkia ka alokuar fondin e emergjencave duke dëmshpërblyer tre familjet e pallatit 8 katesh në lagjen kodra e shtufit.