TIRANE - Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka reaguar përmes një postimi në Twitter lidhur me vendimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla i cili dy ditë më parë, siç edhe njoftoi ekskluzivisht Report Tv, u tërhoq nga e drejta për të qenë gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Një manovër kjo e cila u interpretua si tentativë për t'i shpëtuar Vettingut, proces ky i nisur rreth një vit më parë.
Sipas Lu, vendimi i Llallës për t'u tërhequr nga sistemi i drejtësisë është individual. Ndonëse thekson se Llalla i shpëton Vettingut me këtë tërheqje, ambasadori amerikan thekson se largimi nga sistemi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk duhet të pengojë hetimin dhe ndjekjen e tyre penale. Mesazh i Lu ky, i cili shkon edhe për ish-kryeprokurorin e Republikës.
"Vendimi për t'u tërhequr është një vendim personal, por largimi i çdo gjykatësi apo prokurori të korruptuar apo të paaftë është një fitore në betejën për një sistem drejtësie më të mirë. Ata nuk mund të rikthehen në sistem për 15 vjet. Vendimi për t'u tërhequr nuk i shfajëson këta ish-zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga Vetingu duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme penale", thuhet në mesazhin e Lu në Twitter.

Category
📺
TV