Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 5/11/2018
Në kundërpërgjigje të kreut të qeverisë, Lulzim Basha e akuzoi Kryeministrin Edi Rama si të shantazhueshëm, sipas tij, për shkak të lidhjeve me krimin.

Basha tha se vota e Shqipërisë në OKB është minimuni dhe se do të ketë edhe vendime të tjera.

"Ky është një kryeministër i shantazhueshëm. Vota kundër Jeruzalemit është minimumi i të zezës që i bënë këtij vendi. Prisni dhe do të ketë të tjera vendime, të cilat do të tregojnë qartë para shqiptarëve, se çfarë dëmi i bën vendit një Kryeministër i shantazhueshëm, kur vjen puna tek marrëdhëniet ndërkombëtare e në veçanti në marrëdhëniet me fqinjët", tha Basha./tvklan.al

Category

📺
TV

Recommended