Valentina Duka akuza Kumbaros: Përgjegjëse për zhdukjen e monumenteve të kulturës

  • 6 years ago
Deputetja e PD, Valentina Duka ka akuzuar ministren e Kulturës Mirela kumbaro, ku me tone të ashpra thotë se ?Mirela Kumbaro është përgjegjëse për zhdukjen e monumenteve të kulturës?.

?Shpreh indinjatën e thellë, nga zhdukja në hartën e monumenteve të kulturës të dy urave shumë të rëndësishme, siç është Ura e Hoshtevës në zonën e Libohovës një urë e periudhës Osmane, e përdorshme edhe sot nga banorët e Zagorisë. Dhe ura tjetër e krahinës së Orgockës, edhe kjo një urë e periudhës osmane që i takon Qarkut të Korçës?, thotë Duka.

Deputetjae Korçës ka thënë se banorët e zonave ku ndodheshin urat, tashmë të shkatërruara kanë trokitur në zyrën e ministres Kumbaro, por përgjigja e saj ka qenë arrogante, duke mos reaguar në kohë për restaurimin e këtyre dy veprave.

Recommended