Dita e sotme në ?Rreze Dielli? nisi dhe u mbyll me shumë të qeshura. Aktori i humorit, Visjan Ukcenaj, i cili ishte i ftuari i ditës së sotme, shkaktoi situata komike tejet të paparashikueshme. Me një hyrje të veçantë si asnjë i ftuar më parë, Visjani nxori çdo gjë jashtë planit dhe për asnjë moment nuk i la pas batutat. Përveç roleve si aktor, Visjani ka eksperimentuar edhe në këngë ku ka pasur bashkëpunime me këngëtarin Big Basta. Megjithëse këto projekte muzikore ngelen vetëm në stadin e hobit, Visjani sapo ka lançuar një këngë të re, ku edhe ka qenë bashkëautor i tekstit. I njohur me rolin e ?lacjanit? në spektaklin e humorit Apartamenti 2xl, Visjani thotë se është e vështirë të improvizosh, por kjo e bën edhe më të veçantë shfaqjen, pasi spontaniteti gjithmonë është i bukur. I pyetur se çfarë pëlqen më shumë, Visjani thotë se e adhuron filmin. Ai ka luajtur në 2 filma me metrazh të gjatë, 7 me metrazh të shkurtër dhe 1 me të mesëm. Kur edhe Zonja Tefta iu bashkua kuzhinës, Visjani me të qeshura thotë se vetëm 3 herë ka gatuar. Herën e parë kam bërë pilaf me Coca-Cola dhe bajame për të dashurën time. Më tha vetëm që ishte interesante, por mendoj se nuk duhet ta provoj sërish.
Be the first to comment