Skip to playerSkip to main content
  • 7 years ago
Një nga premtimet e kandidatit për president të FSHF-së, Armand Duka, për 4 vitet e ardhshme është përfundimi i Ligës Profesioniste të Futbollit. Së pari, Liga nuk ka nisur së ndërtuari. Në platformën e kandidatit Duka, që Report Tv ka siguruar ekskluzivisht, mes të tjerave, presidenti që drejtoi për 16 vite FSHF-në, më në fund kërkon të krijojë Ligën Profesioniste. Por, këtë Ligë ai kërkon ta ketë nën kontrollin e vet.

Dhe kjo duket kur ai premton sigurimin e një sponsori gjeneral dhe të një sponsori zyrtar për Kategorinë Superiore. Në të gjitha federatat që kanë krijuar Ligat Profesioniste, kjo e fundit është e pavarur. Pra, sponsorët Liga i gjen vetë dhe funksionon si e pavarur, ku janë vetë klubet që marrin vendime, ndërsa kandidati Duka do që ta ketë nën ndikimin e vet, nëse do të rizgjidhej president. Së dyti, Duka premton përfundimin e stadiumit ?Arena Kombëtare? brenda vitit 2018. Report Tv ka kontaktuar direkt me firmën ndërtuese dhe mësohet se stadiumi përfundon pranverën e vitit të ardhshëm. Duka gjithashtu propozon fonde mekanizëm ashensori, sipas modelit të Federatës italiane.

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended