Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7 years ago
Tre ditë pas përmbytjeve, në Novoselë situata është drejt përmirësimit. Në pjesën më të madhe të zonës, uji është larguar. Banorët kanë nisur të përllogarisin dëmet që u shkaktoi përmbytja brenda banesave. Në fshatin Bishan ka ende prezencë uji në toka.

Kjo është përmbytja e dytë pas asaj të Dhjetorit, ndaj banorët kërkojnë zgjidhje përfundimtare për situatën. Edhe këtë herë, dëmet e shkaktuara nga përmbytjet për banorët e Novoselës janë të konsiderueshme.

Category

📺
TV

Recommended