Rudina/ Jona Spahiu tregon si nisi karrieren ne televizion (05.02.2018)

  • 6 years ago
Moderatorja Jona Spahiu ishte sot në emisionin ?Rudina? në Tv Klan nga ku rrëfeu historinë e saj dhe si nisi karrierën në televizion.
Spahiu tha se fillimisht ka nisur karrierën si modele dhe se është pikasur nga stilisti Joni Peçi në publikun e emisionit ?E diela shqiptare? kur ishte vetëm 15 vjeç.
?Nuk mbahet mend që kur kam filluar. Unë e kam filluar si modele.
Unë kam qenë me mamin tek ?E diela shqiptare? dhe ka qenë krejtësisht e çuditshme. Ishte Joni Peçi ai që më pikasi dhe mendoi se mund të kishte diça të veçantë tek unë. Unë kam qenë studente shumë e mirë dhe se kisha menduar që televizioni do të ishte pjesë e jetës time. Oferta ime e parë ka qenë si modele, fillimisht supemodel realizohej tek ?E diela shqiptare? por babai im nuk donte absolutisht që unë të bëhesha modele. Por mes lotësh që të provoja diçka të re, ai pranoi dhe unë premtova që unë nuk do bie nga mësimet?, tha Jona Spahiu.

Category

📺
TV

Recommended