Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Qeveria ?Rama 2? ka planifikuar miratimin e 429 vendimeve dhe projektligje gjatë vitit 2018. Përpos të tjerave, gjatë vitit 2018, është planifikuar edhe miratimi i një projektligji dhe 8 projektvendimeve, që synojnë rritjen e masave të sigurisë për personalitetet e larta shtetërore, por edhe zgjerimin e listës me funksionarët e lartë që do të merren nën ruajtje.

Nismat reflektohen në një vendim të Këshillit të Ministrave, i zbardhur nga Shqiptarja.com dhe që mban datën 24.1.2018. Njëri nga projektvendimet parashikon ngritjen e një instituti të posaçëm, i cili do të merret vetëm me formimin dhe kualifikimin e shërbimit të sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore. Ky projektvendim synon përgatitjen profesionale dhe fizike të punonjësve të këtij shërbimi, që do t?u besohet jeta e shtetarëve tanë.

Category

📺
TV
Comments

Recommended