Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Dyzet e tre (43) zjarrfikës të uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh protestuan përpara Prefekturës së Fierit për pagat e prapambetura. Ata thonë se kanë 16 muaj që nuk janë paguar, ndërsa shtojnë se ligji nuk i lejon që të largohen nga puna.

Reparti zjarrfikës vazhdon punën pavarësisht frenimit të punës në uzinë.

Ndërprerja e punës se uzinës ndodhi nga korriku i 2015 deri në tetor të vitit 2016. Pak ditë më parë edhe punëtorë të rafinerisë u hodhën në protestë duke marshuar me këmbë drejt Tiranës për të kërkuar pagat e prapambetura.

Category

📺
TV
Comments

Recommended