Report TV - Mashtrimi 9 mln euro me TVSH, tjetër biznesmen në pranga

  • 6 years ago
TIRANE-Shkon në 8 numri i biznesmenëve të arrestuar për skemën e mashtrimit me TVSH në vlerën e 9 milionë dollarëve. Sot është arrestuar Artur Bajramaji dhe një tjetër biznesmen, ndërsa tani në kërkim janë 3 biznesmenë. Urdhër arrestet janë lëshuar për 11 biznesmenë, 6 u arrestuan në datë 24 janar, 2 sot dhe 3 janë ende në kërkim.

Nga aktiviteti fiktiv i këtyre subjekteve llogaritet se në fazën e pare të hetimeve është shkaktuar një dëm ekonomik administratës tatimore në vlerën totale 9,000,000 $, vetëm për TVSH-në. Këto subjekte në bashkëpunim me njëri - tjetrin kanë konsumuar elementë të veprës penale ?Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar?, ?Fshehje të të Ardhurash?, ?Mospagim të Taksave dhe Tatimeve?, ?Falsifikimi i vulvave, i stampave ose formularve? të parashikuara nga nenet, 180, 144/a, 181 dhe 190/2 të Kodit Penal.

Category

📺
TV

Recommended