Skip to playerSkip to main content
  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Protesta e Partisë Demokratike ka nisur ne mëngjes me shpalosjen e një banderole te madhe ne sheshin ?Skenderbej? . Te rinjtë e Forumit Demokratik kane hapur foton e te riut Ardit Gjoklaj, i cili humbi jetën ne landfillin e Sharrës para dy viteve.



Policia bashkiake ka ndërhyre menjëherë per heqjen e banderolës, pasi protestuesit nuk kishin leje per vendosjen e saj.



Ndryshe nga tubimet e mëparshme, ne kete proteste opozita ka zgjedhur te godasë përmes banderolave dhe simboleve te zgjedhura ne to. Sipas Partisë Demokratike figurat dëshmojnë përfshirjen e qeverise Rama ne trafiqe dhe ne krimin e organizuar.



Ne shume prej banderolave, kryeministri Rama, ish -ministri Saimir Tahiri, Mark Frroku, Arben Ndoka ishin stampuar me veshjet e burgut dhe krah tyre qëndronin te burgosurit e tjerë Emiliano Shullazi, Durim Keci dhe autore te tjerë me vepra penale.



Krahas banderolave, te rinjtë demokrate mbanin ne duar pranga duke lëshuar thirrjet ?burg burg? si dhe fshesa per te treguar pastrimin e vendit nga krimi dhe korrupsioni. Përmes protestës se 27 janarit, opozita kërkon anulimin e zgjedhjes se kryeprokurores se përkohshme Arta Marku dhe largimin e qeverise Rama.

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended

3:50
Up next
3:50