Ora News -Protesta, Bode: Vetëm në Shqipëri ndodh që pas kaq vitesh potencohet opozita

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode i ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe në Ora News, tha se qytetarët dalin për një sërë arsyesh në protestën e nesërme të opozitës, duke nënvizuar se shkaku kryesor janë ekonomike.

Bode: Problemet ekonomike janë ato që i shtynë më shumë për të reaguar dhe për të protestuar. Njerëzit në reagimet e tyre, pavarësisht se politika do të përdorë këto pakënaqësi ekonomike për interesa politike.

Nuk ndodh në një vend demokratik që problemi të jetë opozita. Vetëm në Shqipëri ndodh që pas kaq vitesh potencohet opozita. Sigurisht, opozita ka kusuret e veta. Të rritjes së kredibilitetit, të rritjes së një shprese që pikërisht për dobësinë e opozitës nuk ekziston aktualisht dhe kjo shkallë e lartë dëshpërimi shoqëruar me emigrim të gjerë vijnë edhe për shkak të opozitës, por problemi kryesor është qeveria.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/protesta-bode-vetem-ne-shqiperi-ndodh-qe-pas-kaq-vitesh-potencohet-opozita

Recommended