Janë dy miq të vjetër, ku përveç bisedave shoqërore ata kanë dicka më shumë që i bashkon, është arti. Piktori Edi Kosova, në pamundësi të vazhdonte liceun dhe për të blerë mjetet e pikturës u shkëput nga pasioni i tij në vogëli, dhe pas 32 vitesh ai iu rikthye. Kosova zbulon për Report Tv arsyen përse. ?Goca do martohej dhe do merrte shtëpi. Babi më bëj ndonjë pikturë. Babi thashë nuk di të bëj pikturë, kam 32 vjet. Babi do më bësh ose unë do t?i blej. Goca fakt të kryer, bleu bojrat penelat merri fillo. SI ti filloj thashë, nuk di thashë.. E fillova, më shkoi një javë e ca një pikturë. E pashë pasi e përfundova, nuk më pëlqeu.. e prisha. Prapë kështu dhe së fundmi më shkoi nja tri javë një punë dhe se c nxora dicka.
Pastaj punë e dytë më shpejt dhe hap pas hapi dhe ja bëra gocës. Aty filloi e brendshmja, instikti i pikturës. Duart e mia u ka hyrë boja në mish jo në lëkurë, tani nuk mund të rri dot pa punë?, tregon Kosova. Ndërsa muzikanti Spartak Dishnica e ka nisur rrugëtimin e tij artistik në mënyrë më të veçantë, të cilën e rrëfen për Report Tv.
Be the first to comment