Skip to playerSkip to main content
  • 7 years ago
Në pranverë do të rifillojnë punimet për të përfunduar By-Passet e Fierit dhe Vlorës. Për atë të Fierit punimet parashikohen të mbyllen për një korsi dhe rruga të hapet në muajin korrik.

Zv/ministri i Infrastrukturës Artan Shkreli, tha në Komisionin e Ekonomisë se shumë shpejt do të shpallet fituesi i ri i cili do të përfundojë këto segmente.
Këtë vit qeveria do të nisë edhe ndërtimin e tre rrugëve të reja, rruga Vaqarr - Kavajë dhe ajo Milot ? Balldrem, do të ndërtohen në partneritet me privatin, ndërsa do të hartohet projekti i segmentit Elbasan-Qukës.

Ministria e Infrastrukturës është duke hartuar dhe projektin për të ndërtuar By-Pass-in e Tiranës, i cili pritet të shfryjë fluksin e mjeteve që nuk kanë qëllim qarkullimin në kryeqytet. Pika e nisjes së tij mendohet të jetë Kashari, i cili më pas do të lidhet me Arbanën dhe rrugën Tiranë ? Elbasan.

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended