Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 5/10/2018
Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-19-sezoni-10

Dy bashkëshortët, Halit dhe Afërdita Koxhai kanë ardhur në rubrikën ?Shihemi në gjyq? te ?E Diela Shqiptare? për shkak të një konflikti për një pronë, të cilën nuk e duan. Një arsye mjaft e çuditshme kjo, pasi jemi mësuar që në seancat e ndërmjetësimit të trajtohen konflikte për të kërkuar prona dhe jo për t?i refuzuar.

Afërdita ankohet se e kanë akuzuar pa të drejtë për marrjen e tokës së kunatit, vëllait të Halitit, por ajo nuk ka qenë në dijeni të dokumenteve që tregojnë se kjo pronë rezulton në emrin e bashkëshortit të saj.

?Unë kam ardhur këtu për një akuzë të rëndë. Para 3 viteve më është bërë një akuzë që i kam marrë tokën kunatit. Nuk e dinim që e kishin hedhur pronën nga ATP-ja, veçse kur na thonë: ?Toka është në dorën tuaj?. S?kemi tokë thashë unë, vetëm 10 dynym. Ai tha ka firmosur bashkëshorti. Për këtë kam ardhur sot. E ke firmosur a s?e ke firmosur? Ti më ke shkatërruar jetën mua!?

Haliti refuzon të ketë firmosur për këtë pronë, ndaj kërkon nga drejtësia të gjejë se kush ka firmosur në emrin e tij. Bashkëshortja e tij rrëfen gjithashtu se prej 32 vitesh ndodhen në konflikt për një shtëpi të përbashkët me vëllain e Halitit, në fshatin Gegë.

Afërdita - Më nxorën përjashta, vet i pestë!

Haliti ? Unë nuk kisha çfarë t?i bëja se e kisha vëlla mbi të gjitha! Prandaj e mbrojta ... Ai ma punoi.

Afërdita ? Si ndenja një vit përjashta ... Vajta në darkë nuk më hapën derën, kisha tre fëmijë ...

Afërdita tregon se kunati i saj, Fetahu, përveçse i ka nxjerrë nga shtëpia, për të cilën kanë kontribuuar të gjithë, i ka akuzuar se i kanë marrë tokën që vazhdon e punon, me pretendimin se e shfrytëzojnë ata prej 24 vitesh.

Afërdita ? Nuk e duam se është e atij!

Haliti ? Ç?është e drejta, unë nuk kërkoj tokën, por drejtësinë!

E. Çobani ? Ke folur ndonjëherë me vëllain?

Afërdita ? S?ka folur fare!

Haliti ? Unë që prej vitit ?86 nuk flas me atë.

A. Gjebrea ? Në qoftë se tokën e kanë vënë në emrin tuaj, merreni ...

Haliti ? Epo gjykata i dha të drejtë atij, hajdutit! S?ma dha mua.

Juristja Çobani thotë se më 24.04. 2015, Fetahu i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat dhe ka paditur të vëllain, Halitin, në mënyrë që ta njohë si pronar të tokës, pasi sipas dokumenteve rezulton në emrin e këtij të fundit. Por Haliti betohet që nuk e ka patur kurrë këtë tokë. Eni Çobani ngre pyetjen nëse gjykata ka hetuar sa i vërtetë është ky denoncim sepse ky çift po vuajnë për diçka që nuk e kanë bërë.

Haliti ? Ai thotë ma ka marrë para 24 vitesh, por unë nuk kam marrë tokë me firmë. Ai e punon vetë tokën.

Afërdita ? Kur u martua ai edhe krevatin tonë na e mori, ne flinim përtokë. Krevatin ma mori, shtëpinë ma mori, vetëm fëmijët i kanë ngelur pa marrë! Të marrë dhe fëmijët dhe unë të rri rehat ...

Haliti ? Epo mirë, do ta ndihmonim ne se e kisha ?byrazer?!

Afërdita ...

Category

📺
TV

Recommended