Report TV - Dosjet e vjetra Shqipëri, Ministri grek Kotzias mberrin në Korçë

  • 6 years ago
Çështjet e vjetra që janë pazgjidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë do të vendosin përballë sot në Korçë ministrat e Jashtëm Bushati dhe Kotzias. E ndërsa pjesa e parë e negociatave mes dy ministrave u zhvillua në Kretë pak muaj më parë, në takimin e dytë në Korçë që nis sot në 13:00 do të vendoset përfundimisht për dosjet e vjetra.
Ligji i luftës, varrezat, çështja çame, kufiri detar, por edhe dosje të tjera të pazgjidhura mes dy vendeve janë në tryezën e negociatave. Ministrat do të diskutojnë kokë më kokë, ndërsa grupet e punës vetëm në të njëjtin ambient.