Ora News - Andoni: Prapaskenat e vrasjes së Oliver Ivanoviç

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetari Ben Andoni thotë në "Arena" në Ora News, se familja e Oliver Ivanoviçit ka bërë deklaratë akuzuese për vrasjen e tij dhe se kjo ngjarjeu ka plasur "në dorë" serbëve.

Andoni: Problemi që unë shikoj është se serbëve u ka plasur diçka e madhe në dorë. Unë mendoj se është reaksion zinxhir nga deklarata e familjes, e cila ka thënë se ne e dimë kush është ekzekutuesit. Kur një njeri vritet përpara institucionit është vrasje deklamative. Të njëjtën gjë bënë edhe me Gjingjiç përpara institucionit. Ata mund ta vrisnin shumë mirë në pallatin e tyre.

Lista Srbska nuk ka vetë fuqi politike dhe parlamentare por edhe fuqi ekonomike. Ivanoviç asnjëherë nuk ka dashur një ndarje të Kosovës. As serbët, pasi pjesa më e madhe e tyre është jashtë Mitrovicës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/andoni-prapaskenat-e-vrasjes-se-oliver-ivanovic

Category

📺
TV

Recommended