Ora News - Itali, sekuestrohen 800 kg marijuanë me vlerë 4 mln euro, 2 shqiptarë të arrestuar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia Financiare Italiane ka sekuestruar në një garazh në qëndër të komunës së Bisceglias, në provincën e Barit një nga magazinat më të mëdha të drogës të zbuluara në rajonin e Puglias.

Vlera e drogës së sekuestruar përllogaritet të jetë rreth 4 milionë euro.

Në magazinë janë gjetur rreth 800 kg hashash , 27 kg marijuanë, armë, municiom e para të thatë. Sipas policisë italaine hashashi i sekuestruar është trafikuar nga Spanja.

Në flagrancë ndërsa shkëmbenin lëndën narkotike janë ndaluar dy shqiptarë e një shtetas italian. Shtetasit shqiptarë janë të moshës 27 e 20 vjeç.

Gjatë operacionit janë sekuestruar katër automjete (dy autovetura të tipit Renault Clio e Fiat Bravo dhe dy furgone), një pistoletë e tipit Glock kalibër 9x21 me 14 fishekë, si dhe 32 mijë euro para të thata. Pistoleta u gjet në banesën e njërit prej shqiptarëve të arrestuar, në një vilë në një zonë rezidenciale të zonës.

Ndaj tre personave të ndaluar është lëshuar urdhëri i arrestimit me burg për trafik lëndësh narkotike e aktualsiht ndodhen në qëndrën e vuajtjes së dënimit në komunën e Tranit.

Policia italiane informon se vazhdon hetimet për zbardhjen e bashkëpunëtorëve të tre personave të arrestuar dhe kanalet e trafikimit të drogës në Itali.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/itali-sekuestrohen-800-kg-marijuane-dy-shqiptare-te-arrestuar

Recommended