Viktima e parë nga gripi, humb jetën vajza 7-vjeçare - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shënohet viktima e pare e dyshuar me grip. 7- vjecarja Amelia Sheqi, nga Durrësi ka humbur jetën pas nje gjendje te renduar gripale. Vajza ka mbërritur ne spital me temperature te ulet 35 e gjysme dhe me pas kaloi ne gjendje kome. Shefi i shërbimit te pediatrisë Fatmir Shani tregon se pavarësisht përpjekjeve per t?i rritur temperaturën, vajza humbi jetën rreth orës 23 te mbrëmjes se te dielës. Mjeket dyshojnë për formën e rende atë te gripit toksik, ndonëse para kamerës rezervohen ta thonë.



Sipas deklarimeve te prindërve,7-vjecarja prej dy ditësh ishte e sëmure, nuk hante dhe temperatura po i binte pak nga pak. Ndërkohë nje grup ekspertesh nga Ministria e Shëndetësisë kane nisur verifikimet për te dale ne nje përfundim zyrtar per humbjen e jetës se vajzës. Por çfarë është gripi toksik? Mjeku infeksionit Gent Stroni tregon se kjo është forma me e rende qe mund te shkaktohet nga çdo tip gripi.



Edhe pse jemi ne mes te dimrit, gripi nuk është ne kulmin e tij. Mjeket infeksioniste thonë se situata eshte e qete dhe larg epidemisë. Gripi qe qarkullon ketë sezon ne Shqipëri, por dhe ne rajon, është i tipit B dhe AH1N1. Nuk njihet per forma te renda, por nuk përjashtohen rastet e përkeqësimit te gjendjes siç ishte ai i vajzës 7 vjeçare.

Recommended