Ora News - Përsëritet skandali me mbetjet spitalore në Sarandë dy ditë pas denoncimit të Ora News

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përsëritet skandali i hedhjes së mbetjeve spitalore në kontenierët e qytetit të Sarandës, dy ditë pasi Ora News denoncoi fenomenin në qytetin jugor. Denoncimi vuri në lëvizje autoritetet lokale të mjedisit e policisë të cilët nisën hetime të pavarura për të gjetur autorët e këtij skandali që rrezikon jetën e qytetarëve.

Dy ditë pasi kamera e Ora News në Sarandë denoncoi skandalin e hedhjes së mbetjeve spitalore në kontenierët e mbetjeve urbane, fenomeni është përsëritur në të njejtin vend.

Kontenierët pranë spitalit "Petro Nako" në qytetin jugor ishin mbushur sërish me mbetjeve të rrezikshme mbrëmjen e së enjtes (11 janar 2018), siç tregojnë edhe pamjet në video.

Shiringa, medikamente por edhe materiale të tjera të rrezikshme ishin përhapur brenda e jashtë koshit të mbetjeve urbane, duke u shndërruar në një rrezik potencial.

Gazetari i Ora News në Sarandë vuri në dijeni për situatën drejtuesit e Inspektoriatit të Mjedisit dhe policinë lokale, të cilët iu përgjigjën alarmit dhe vepruan menjëherë.

Kryeinspektori Ilinden Maze urdhëroi nisjen e menjëhershme të verifikimeve për të zbuluar autorët e këtij skandali të përsëritur tashmë.

Maze: Unë jam sot në terren dhe po verifikoj nga afër mbetjet spitalore. Jemi në kërkim të autorëve që të gjejmë cilët janë dhe të përgjigjen para ligjit.

Në vendgjarje mbërritën edhe forcat e policisë që pasi dokumentuan ngjarjen nisën hetimet, ndërsa monitoruan procesin e grumbullimit dhe largimit të mbetjeve sipas procedurës.

Ky është rasti i dytë në pak ditë i zbulimit të mbetjeve të rrezikshme spitalore në koshat e mbetjeve urbane të qytetit.

Dyshimet janë se mbetjet hidhen nga klinika private që veprojnë në zonë, pasi sipas Inspektoriatit të Mjedisit, Spitali Rajonal ka marrëveshje për largimin dhe trajtimin e mbetjeve spitalore.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/perseritet-skandali-me-mbetjet-spitalore-ne-sarande

Recommended