Report TV - Reportazhi i Report Tv, ja si do të gjobiten ‘pisanjosët’ e Tiranës

  • 6 years ago
Një nisëm sa e pazakontë aq edhe frytdhënëse është ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës për të minimizuar ndotjen në kryeqytet. Punonjësit e bashkisë kontrollojnë qeset e mbetjeve të hedhura në rrugë e më pas identifikojnë ndotësin. Pasi janë indetifikuar, qytetarët kanë pranuar që kanë vepruar gabim duke marrë edhe gjobën për shkeljen.

Ndotësit e Tiranës nuk mund ti shpëtojnë dot gjobës së njësive vendore. Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë së fundmi një aksion për të marrë masa ndaj të gjithë subjekteve që ndotin ambientin. Report Tv ka ndjekur punën e një ditë të një prej ekipeve që konstatojnë ndotjen, kryejnë pastrimin por edhe gjobisin subjektet shkelëse.

Por edhe administratori i këtij subjekti tregohet koshient ndaj veprimit dhe pasi pranon gjobën e inspektorëve të bashkisë premton se nuk do ta bëjë më atë veprim.

Një tjetër rast u konstatua në rrugën ?Hoxha Tahsin? ku një subjekt i kishte hedhur plehrat poshtë një peme. Në këtë rast qytetari pranon që është veprim i gabuar dhe në këtë rast inspektorët mjaftohen me këshillim për subjektin.

Recommended