Rrezikon të shembet pallati në Gjirokastër, banorët braktisin shtëpitë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një pallat 5 katesh rrezikon te shembet si pasojë e një rrëshqitje dherash në lagjen Punëtore në qytetin e Gjirokastrës ndërsa një shtëpi trekatëshe është dëmtuar.



Situata ka alarmuar 15 familje që jetojnë në pallat. Banoret kane dale nga shtëpitë e qëndrojnë jashtë nga frika e shembjes.



Shkak për rrëshqitjen e dherave dyshohet se janë bërë gërmimet pranë një objekti dykatësh. Punimet janë kryer pranë një ndërtese buze rrugës Gjirokastër-Kakavije . Për pasojë e rrezikuar nga rrëshqitja është edhe banesa e Zëvendës ministres së Jashtme, Artemisa Dralo.



Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë bashkiake të Gjirokastrës dhe ekspertë që po punojnë për të verifikuar shkallen e rrezikshmërisë. Ekspertët thonë se situata mund të përkeqësohet në rast se regjistrohen reshje shiu, pasi siç shihet, një pjesë e kodrës ka pësuar çarje.



Situatën e pa nga afër edhe kryetarja e Bashkisë Zamira Rami e cila tha se janë marrë masat urgjente për ndërhyrje provizore.



Alarmi ka rikthyer në qytetin jugor, kujtimet e ngjarjes së vitit 2008, kur një pallat 4 katesh u shembe në lagjen 11 Janari si pasojë e rrëshqitjes së dheut nga gërmimet për ndërtimin e një pallati tjetër.

Recommended