Vettingu, politikanët duhet të jenë më të shqetësuarit

  • 6 years ago
Ndërkohë që Shqipëria është në fazën vendimtare të instalimit të institucioneve të reja të Reformës në Drejtësi, mbetet të shihet nëse ky proces do të sjellë ndëshkimin e korrupsionit politik në nivele të larta. Eksperti i antikorrupsionit Milan Antonijeviç shprehet se ndëshkueshmëria e politikanëve është qëllimi final i Vettingut.

Milan Antonijeviç, Ekspert i antikorrupsionit: ?Politikanët duhet të jenë më të shqetësuarit nga zhvillimet e fundit në procesin e Vettingut. Ky mund t?i çojë ata përpara një procesi të mundshëm gjyqësor të paanshëm që ka ndodhur në shtetet e rajonit. Ndjej qe ka një pritshmëri të madhe nga publiku jo vetëm ata që punojnë si unë në sistemin e drejtësisë.?

Sa vite duhet të presim rezultate konkrete nga Reforma në Drejtësi?

?Ky është një proces që zgjat në vite. Kur të keni rivlerësuar gjyqtarët dhe prokuroret ju do të keni efekte të prekshme. Kjo nuk është diçka që sjell ndryshime të menjëhershme të sistemit, por i detyron njerëzit e drejtësisë të rimendojnë pozicionin e tyre dhe paanshmërinë. Në koncept me të gjerë u hap rrugën drejt BE-së. Serbia e ka realizuar vlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokuroreve në vitin 2012. Shpresoj se ky proces të jetë i qartë dhe i detajuar për subjektet që hetohen.?

Klan Plus

Recommended