Një tërmet me magnitudë 5.4 i shkallës Rihter ka goditur paraditen e së enjtes Malin e Zi, lëkundjet e të cilit janë ndjerë në disa qytete të Shqipërisë.
Sizmiologu Edmond Dushi: ?Në 11:47 ka rënë thellësia 6 km, është identifikuar në Plavë, 12 km larg Vermoshit, është ndjerë në Shkodër?.
Ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave e konsiderojnë këtë një tërmet të fortë, aktiviteti i të cilit ka vijuar me disa paslëkundje.
?Futet tek tërmetet e fortë, është shoqëruar me disa paslëkundje, një prej të cilave 3.2 ballë i Shkallës Rihter, aktiviteti vazhdon?.
Deri më tani nga Emergjencat Civile të vendit tonë nuk është raportuar për dëme në zonat pranë epiqendrës.