Report TV - Ndotja e lumit të Pogradecit, banorët: Kemi bërë ankesa, bashkia nuk merr masa

  • 6 years ago
Lumi i qytetit të Pogradecit prej kohësh është i rrethuar nga mbetje të shumta, ndërkohë që askush nuk ka marrë masa për ta pastruar. Pavarësisht se u sistemua shtrati i tij, sërish mbeturinat janë prezente në të gjithë gjatësinë e lumit.
Kjo është një shqetësim i madh për banorët e qytetit liqenor, edhe për faktin se ky lumë grykëderdhjen e ka pikërisht në liqen. Për banorët, alarmi është i madh, jo vetëm për mungesën e pastrimit nga firma kontraktore e mirëmbajtjes së qytetit por edhe nga vetë banorët që jetojnë pranë tij, të cilët pa kriter vijojnë të hedhin mbetje në lum.

Situata sipas tyre bëhet akoma edhe më e rëndë në muajt e verës ku era e keqe është e padurueshme si pasojë e mbetjeve të shumëllojshme. Pamja që ofron çdo ditë lumi i Pogradecit, nuk i shqetëson aspak autoritetet e bashkisë së këtij qyteti. Pavarësisht kërkesave të shumta nga banorët, bashkia nuk marrë asnjë masë për të pastruar mbetjet të cilat janë kthyer në gangrene për banorët.

Recommended