Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7 years ago
ELBASAN-Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur lagjen ?11 Nëntori? një ditë para vizitës së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në Elbasan. Zyrtarisht policia ka bërë të ditur se shpërthimi është shkaktuar nga lëndë plasëse (piroteknike), por banorë të zonës kanë deklaruar se shpërthimi ka qenë i fortë dhe është dëgjuar në një rreze të gjerë.

Burime për Report Tv shprehen se nuk përjashtohet edhe mundësia që lënda plasëse të ketë qenë tritol, megjithatë është ekspertiza ajo që pritet të nxjerrë përfundime. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.00 në vendin e quajtur ?Spaikorre? në një rrugicë në lagjen ?11 Nëntori?, ku fillimisht pati dyshime për të plagosur, ndërsa pas telefonatës së disa banorëve, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke rrethuar zonën.

Shpërthimi në qytetin e Elbasanit vjen një ditë para vizitës së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Nesër Xhafaj do të prezantojë strukturën e re të policisë në Elbasan pas furtunës pas incidentit ku u godit makina e zv/ drejtorit në Shtator.

Category

📺
TV

Recommended