"Ju flet Moska": Janullatos shqiptar ka shansin të jetë konstantinopolas
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Duke e vlerësuar si një dëshirë të Peshkopit për të vdekur si shqiptar, Myftaraj adresoi dhe një pyetje: "A do ta kuptojë Janullatos rëndësinë e interesave të përbashkëta që lidhin helenizmin dhe shqiptarizimin pa prirje për të gënjyer njëri-tjetrin?"

Myftaraj: Ka krijuar një debat dektreti me të cilin Presidenti Meta i ka dhënë shtetësinë shqiptare Kryepeshkopit të kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë, Anastas Janullatos, është një histori nga më të gjatat të tranzicionit të shtetit shqiptar.

Unë jam nga njerëzit që e kanë ndjekur në vazhdimësi që kur u krijua kjo histori që në 1971 dhe mund të them se sot ne që e njohim në kaq jetëgjatësi këtë histori nuk mund të themi se përjetohet njëlloj si atëherë apo më vonë. Shtetasi i një shteti i cili e quan veten ende ligjërisht që nga Lufta e Dytë Botërore në gjendje lufte me Shqipërinë kërkoi shtetësinë e shtetit me të cilin shteti i tij është në gjendje lufte.

Nga një pikëpamje e ngushtë juridike, akti i kërkimit të shtetësisë shkon në favor të shtetit që i kërkohet. Sa për pikëpamjen politike dhe fetare që ka të bëjë me Autoqefalinë e Kishës Ortodokse të Shqipërisë.

Do doja të thosha se Kryepeshkopi Anastas tani që është shtetas shqiptar dhe kjo dhuratë ju akordua në prag të Krishtlindjes në vitin e 88 të jetës së tij qartësisht është dhe një dëshirë e tij. Njerëzve nuk ju shkutohet jeta me dekrete të paktën jo në regjimin në të cilin jemi tani por duket qartësisht një dëshirë për të vdekur si shtetas shqiptar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-janullatos-shqiptar-ka-shansin-te-jete-konstantinopolas
Recommended