Djali vret babain dhe e hedh ne liqenin e Farkes

  • 6 years ago
Mbrëmjen e së premtes, një 74-vjeçar u masakrua me çekiç në kokë nga djali i tij 28-vjeç, i cili e hodhi më pas trupin e të atit në liqen.
Ngjarja e rëndë ndodhi në shtëpinë e familjes Aliaj, në Shkozë të Tiranës.

Autor i kësaj vrasjeje makabre është Selman Alija, të cilin policia e arrestoi këtë të diel, ndërsa viktima është Fejzi Aliaj.

Ishte ora 20:00 e mbrëmjes të së premtes kur babë e bir janë konfliktuar për motive të dobëta, sipas policisë. Në këtë moment, djali 28-vjeçar ka marrë çekiçin dhe e ka goditur të atin disa herë në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.Por si të mos mjaftonte kjo, për të fshehur krimin që kishte kryer, Selman Alija e ka futur trupin e pajetë të babait të tij në makinë dhe e ka hedhur në liqenin e Farkës.Autoritetet e kryeqytetit bënë të mundur gjetjen e viktimës mëngjesin e kësaj të diele. Trupi i tij ndodhet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për veprime të mëtejshme. Policia ka sekuestruar gjithashtu armën me të cilën u krye krimi, ndërsa 28-vjeçari është vënë në pranga.

Recommended