Ora News - Drejtësi për Florenc Beqirajn, protesta para kryeministrisë dhe ambasadës franceze

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vdekja misterioze e Florenc Beqiraj mblodhi ne protestë një grup të aktivistëve shoqërisë shqiptare të cilët e kishin parlajmëruar këtë protestë në facebook, në orën 12:00.

Në protestën e organizuar nga Nisma Thurrje, aktivistët kërkuan drejtësi për të riun shqiptar dhe reagim nga institucionet shqiptare për të mësuar të vërtetën.

"Bëjini thirrje ministrit të jashtë të reagojë sa më shpejt. Ambasada shqiptare në Francë të ketë trup për gjumin letargjik që bën. Ata paguhen me paratë tona. Ambasada franceze këtu në Tiranë duhet të reagojë, jo të festojë krishtlindjen", tha mes lotëve një prej qytetarëve që kishte dalë në protestë.

"T'i kërkojmë kryeministrit të mos sillet si kryeministër i turistave. Kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi. Duhet të vijë trupi i Florencit këtu dhe të zbardhet çështja dhe ata që e kanë vrarë të dalin përpara përgjegjësisë", tha një tjetër përfaqësues i shoqërisë civile.

Pas piramidës, protestuesit iu drejtuan kryeministrisë për të ndezur qirinj.

Më pas, aktivistët iu drejtuan ambasadës franceze por aty gjetën barrikadën e policisë e cila nuk i la të hynin brenda te rruga e ambasadave. Protesta u zhvillua për disa minuta tek hyrja e rrugës së ambasadave.

Për vdekjen e Florenc Beqiraj, policia francezëe ka thënë se bëhet fjalë për vetëvrasje ndërkohë që trupi i pajetë i të riu, gjendet ende në Francë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/homazh-proteste-vdekjen-e-florenc-beqirajt-kerkohet-zbardhja-e-te-vertetes

Category

📺
TV

Recommended