Report TV - Report Tv në shtëpinë e Selman Aliaj në Shkozë
  • 6 years ago
Report Tv ka shkuar në banesën e familjes Aliaj, e cila u përball me një krim të tmerrshëm, ku djali i familjes vrau me çekiç në kokë të atin.

Gazetari i Report Tv solli të reja mbi ngjarjen e rëndë, ku tha se familja Aliaj ka hapur dyert e mortit, ndërsa pjesëtarët e familjes po kalojnë momente tepër të vështira dhe nuk pranojnë të japin detaje.

Sipas gazetarit të Report Tv, familja Aliaj kishte nxjerrë prej kohësh banesën në shitje për shkak të gjendjes ekonomike, në të cilën ndodhej. Ndërsa, fqinjët e kësaj familjeje kanë deklaruar se autori i krimit, 28-vjeçari Selman Aliaj, ishte me probleme mendore dhe shpeshherë kishte pasur probleme.
Recommended