“Kryeprokurori” shtyn reformën

  • 6 years ago
Zgjedhja e kryeprokurores së përkohshme, procedurë e cila shkaktoi përplasje të forta politike brenda dhe jashtë parlamentit, duket se po minon çështje dhe iniciativa të tjera politike.

Bëhet fjalë për Reformën në sistemin zgjedhor. Me mbylljen e sesionit parlamentar komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore nuk do të mblidhet më për këtë vit, por shqetësues mbetet fakti se edhe vitin e ardhshme ai rrezikon vijimin e punës, kjo për shkak të klimës politike shumë të polarizuar. Burime nga Partia Demokratike thonë se ende nuk ka një vendim politik se si do të veprojnë për reformën zgjedhore. Në qendër të vëmendjes mbetet për këtë forcë politike shkelja e kushtetutës nga mazhoranca në zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm dhe të gjitha energjitë po përqendrohen në këtë çështje. Kjo konfirmohet edhe nga fakti se në ditët e para të Janarit opozita ka shpallur fillimin e një reagimi qytetar, që do të shoqërohet me organizimin e protestave.

Komisioni bipartisan, nga Shtatori deri më tani është mbledhur vetëm dy here dhe ende nuk është ngritur grupi ekspertëve teknik që do merren me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ndonëse për të parën here, ndërhyrjet në ligjin zgjedhor menjëherë pas zgjedhjeve, mënyra se si forcat politike kanë vepruar deri më tani të çon të mendosh se edhe kjo Reformë Zgjedhore ose nuk do të behet fare ose do të realizohet ë minutat e fundit para procesit zgjedhor, e për pasojë ndërhyrjet nuk do të jenë të thella ashtu siç pretendohet dhe kërkohet të paktën nga opozita. Nëse do të realizohen ndryshimet në Kodin Zgjedhorë kjo do të shënojë ndërhyrjen e 8 që nga viti 2000.

Category

📺
TV

Recommended