Ora News- Imzot George Frendo: Skenat në Kuvend nuk ndihmojnë qytetarët

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me ftesën për të shembur çdo mur që kemi ndërtuar me njëri-tjetrin Arqipeshkvi i Dioqezës së Tiranës dhe Durrësit Imzot George Frendo ka uruar Krishtlindjet për qytetarët shqiptar.

Imzot George Frendo: Ti që deri në këtë moment i ke mbajtur inat dikujt a je i gatshëm ta afrosh, ti japësh dorën dhe ti urosh Gëzuar Krishtlindjen?! Nëse jo, atëhere je shteracak, hipokrit, zemër gur, mendje madh nuk je i denjë të kremtosh Krishtlindjen.

Sjelljen e politikës ditët e fundit e cilësoi të padenjë, ndërsa apeloi për më shumë angazhim dhe dialog në të mirë të qytetarëve.

Imzot George Frendo: Skenat që populli ynë ka parë në TV këto ditë nga Kuvendi nuk ndihmojnë që populli ynë të edukohet për një dialog të matur. Të bëjmë apel përfaqësuesve të popullit që duke kërkuar të mirën e kombit më shumë sesa të mirën e partisë.

Në Shkodër, kreu i Konferencës Ipeshkvnore, Imzot Anxhelo Masafra ka zgjedhur të prekë plagët që sot vendi ka ende të hapur, e prej të cilave po zgjedhin të ikur shqiptarët për të përcjellë mesazhin e Krishtlindjes.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/urimet-krishtlindje

Recommended