Ora News- Dosja Habilaj, Nazer Seiti do të ekstradohet në Itali

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Tiranës pranoi sot kërkesën e prokurorisë së katanias për ekstradimin e Nazer Seitit në itali.

Seiti konsiderohet si financier i grupit të Habilajve në hetim për trafik ndërkombëtar droge.

Edhe vetë Seiti ka kërkuar ekstradimin drejt Italisë. I pandehuri dhe avokatët e tij kanë kërkuar që hetimet të zhvillohen në Itali dhe jo nga pala shqiptare, ku edhe u arrestua.

Gjatë marrjes në pyetje ai ka thënë se me Habilajt kishte pasur lidhje krushqie, pasi bashkëshortja e tij i kishte kushërinj por se nuk kishte lidhje me aktivitetin e tyre kriminal.

Ndalimi
Nezar Seiti u ndalua në Vlorë 20 ditë më parë pas gjetjes së 3.9 ton kanabis në një banesë ku ishte magazinuar për llogari të grupit të vëllezërve Habilaj. Sipas prokurorëve në përgjimet e palës italiane del se Nazer Seitaj komunikonte vazhdimisht me Moisi Habilajn dhe diskutonte me të për pazaret e drogës.
Në katër operacione antidrogë mes viteve 2012 dhe 2014 del edhe emri i tij.\

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dosja-habilaj-nazer-seiti-do-te-ekstradohet-ne-itali

Recommended