Deputetja e PD në Shkodër për vdekjen e të riut në Francë: Qeveria ka pjesën e saj të fajit

  • 6 years ago
Deputetja e PD në Qarkun e Shkodrës, Izmira Ulqinaku kërkon ngritjen e të rinjve në protestë pas vdekjes së 23-vjeçarit shqiptar në një spital në Francë. E ftuar në studion e Report Tv, Ulqinaku tha se fati tragjik i Florenc Beqirajt është rrjedhojë e keqqeverisjes dhe varfërisë së shqiptarëve të cilët sot shohin si zgjidhje vetëm largimin nga vendi.
?Vdekja e dhimbshme e Florenc Beqirajt është pjesë e asaj që ka bërë Edi Rama në këtë vend, dramën sociale të largimit të të rinjve, të qytetarëve shqiptarë nga vendi. Qeveria nuk u kujtua, ministria e jashtme, ambasada shqiptare asnjë lëvizje. I bëj thirrje të rinjve që të dalin nesër në protestë për Florenc Beqirin dhe çdo të ri që është i detyruar të ndjekë atë rrugë që ndoqi Florenci por që fatkeqësisht iu ndërpre jeta në mes?, tha Ulqinaku.

Category

📺
TV

Recommended