“Forca e Ligjit” kërkon specialistë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Pas dy operacioneve nën emrin ?forca e ligjit? policia shtetit ka njoftuar nisjen e aplikimeve për të qenë pjesë e task forcës speciale qëndrore dhe vendore.



Për këtë policia e shtetit nënvizon se me qëllim përzgjedhjen e kapaciteteve më të mira, njoftohen të gjithë punonjësit e policisë të interesuar të kandidojnë për specialist hetimi pranë Task Forcës Speciale Qendrore dhe Vendore brenda datës 30 Dhjetor 2017.



Sipas policisë së shtetit të gjithë personat e interesuar duhet të kenë njohuri të posaccme për aspektet e hetimit të veprave penale kryesisht kundër drogës trafiqeve krimet e rënda dhe krimit ekonomik për të paktën 3 vjet.Cdo kandidat duhet të mos jetë nën efektin e ndonjë mase disiplinore si dhe preferohen të kenë mbaruar studimet në drejtësi.



Pak kohë më parë ministry Xhafaj tha se operacioni Forca e ligjit ka përfunduar fazën paraprake. Sipas tij tashmë janë kataloguar grupet kriminale me të dhëna për persona, lidhjet e tyre, aktivitetet e dyshuara, pasuritë që zotërojnë, investimet ekonomike, zonat e ndikimit, lidhjet me grupe të tjera jashtë vendit apo mbështetjet e siguruara në vite për të lehtësuar veprimtarinë e tyre.

Category

📺
TV

Recommended