Berisha: Jeruzalemi i Shqipërise eshte Kosova

  • 6 years ago
Ish?Kryeministri Sali Berisha e quan akt antikombëtar dhe një akt pabesie ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës votën e Shqipërisë kundër rezolutës së Shteteve të Bashkuara në OKB, për Jeruzalemin. Ai nuk ka asnjë mëdyshje se vendi ynë duhet të ishte rreshtuar krah Washingtonit.

Ish-Kryeministri Sali Berisha: ?Ky ishte një akt madhor fondamental antikombëtar i klikës në pushtet. Jeruzalemi i shqiptarëve është Kosova. Ndaj dhe kjo që bëri Edi Rama ishte një akt ekstrem pabesie ndaj një vendi që ne i detyrohemi?.

I pyetur për votën abstenim të Shqipërisë në 28 Nëntor të 2012, që Palestina të merrte statusin e vëzhguesit në OKB, ish-Kryeministri thotë se vendimi i atyre viteve nuk e penalizoi Shqipërinë dhe se vetëm një votë kundër Shteteve të Bashkuara mund të kishte sjellë pasoja katastrofike për mbarë botën.

Ish-Kryeministri Sali Berisha: ?Ajo nuk ishte asgjë tjetër, vetëm një rezolutë që kërkonte të shmangte Shtetet e Bashkuara nga zgjidhja e problemit. Edhe ai problem pa Shtetet e Bashkuara nuk zgjidhet kurrë. Përkundrazi, pa Shtetet e Bashkuara ai problem mund të çojë drejt një lufte botërore?.

Category

📺
TV

Recommended