Ora News - Vëzhgimi i BOOM: Rrugët nëpër Tiranë si pantallona plot arna

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni ?BOOM? përmes një vëzhgimi në disa nga rrugët brenda Tiranës dhe jo vetëm, ka evidentuar problematika të ndryshme me të cilat drejtuesit e mjeteve hasen çdo ditë. Zgjatja e punimeve prej disa vitesh në aksin rrugor Kamëz-Ura e Tapizës, apo mos kthimi i rrugëve në gjendjen e mëparshme pas ndërhyrjeve të bëra nga firma të ndryshme, i ka kthyer rrugët e Tiranës dhe periferive të saj në makthin e drejtuesve të automjeteve.

Emisioni "BOOM" ka sjell këtë rradhë në ekran problematikën e disa rrugëve në Tiranë dhe jashtë saj, në të cilat duket qartë abuzimi me fondet publike për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

Prej disa vitesh ka nisur puna për ndërtimin e aksit nga Kamza në drejtim të Urës së Tapizës, por nga vëzhgimi i BOOM rezulton se ende rruga nuk ka përfunduar.

Tabela me të dhënat e afateve të punimeve dhe vlerës së akorduar për ndërtimin e rrugës mungon. Bizneset pranë shprehen se rruga në pjesën e shtruar ka filluar të prishet pa u përfunduar akoma.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vezhgimi-i-boom-rruget-neper-tirane-si-pantallona-plot-arna

Category

📺
TV

Recommended