“Xhano tregon per Xhanon”

  • 6 years ago
Arsyeja që emrat e njohur të kinemasë shqiptare janë mbledhur në këtë mbrëmje është Xhanfize Keko. Pas një punë 3-vjeçare aktori dhe regjisori Mevlan Shanaj kthen në ekranin e madh regjisoren e parë dhe deri më tani të pakonkurrueshme të filmave për fëmijë. Është ?Koha e Pelikulës?, është koha për të rrëfyer udhën e Xhanfize Kekos, 10 vite pas ikjes së saj.

Mevlan Shanaj, Regjisor i ?Koha e Pelikulës? tha se?Pasi kërkuam dhe si të thuash erdhëm vërdallë u gjet çelësi, Xhanfize Keko të tregonte Xhanfize Kekon dhe jo ta tregonte autori, gazetari, e lamë nga përzgjedhja e rrëfimeve të saja duke qëndruar në vite. Dhe na erdhi një Xhano që tregon për Xhanon?

Pa bujë Xhanfize Keko skaliti në kujtesë pelikulat e para dhe të fundit për fëmijë. ?Beni ecën vetë?, ?Taulanti kërkon një motër?, ?Kur xhirohej një film? apo ?Tomka dhe shokët e tij?, janë katër nga 12 prodhimet për të cilat kritika dhe kineastë italianë, francezë, amerikanë dhe izraelit thonë sa keq që bota po e zbulon tani regjisoren shqiptare.

?Filmi i Xhanfize Kekos ka një shikim vertikal të shoqërisë, duken për fëmijë, por janë për të gjithë ne të rriturit, për të parë se si mendojnë fëmijët. Kjo shtrirje e gjerë që është e përjetshme, jeta dhe familja, do të mbeten gjithnjë aktuale. Xhanua ka ditur ta shohë jetën jo me zhurmë por me vërtetësi. Si regjisore ishte e pabujshme?, tha Shanaj.

Krijimtarinë e gruas që nuk mbushi me fëmijë vetëm sallat e kinemave të asaj kohe, por ndikoi edhe në marrëdhëniet prindër ?fëmijë, Mevlan Shanaj e vendos. ?Në majë...?

Category

📺
TV

Recommended