Informaliteti në ujësjellës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Informaliteti në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve arrin në nivele alarmante. Mbi 100 mijë abonentë dyshohet se përdorin ujin e pijshëm, por nuk kanë kontratë dhe për rrjedhje nuk paguajnë asnjë lek.



Për pasojë, reforma në këtë sektor konsiderohet jetike për të rikthyer formalizimin.



Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri ka urdhëruar të gjithë drejtoritë e ujësjellësve që të marrin masa me qëllim zbatimin e etapave të kësaj reforme.



Faza e parë e cila zgjat deri më datën 1 shkurt 2018 do të jetë koha e sensibilizimit të qytetarëve: do të pritet që abonentët të aplikojnë për të lidhur kontratën.



Ndërsa më pas stafet e drejtorive do të dalin në terren për të verifikuar situatën.



Ministri i kërkon drejtorive që të bëjnë analizën e kostove dhe të rishikojnë tarifat për lidhjet e reja, me qëllim nxitjen e abonentëve për të paguar.



Vartësit këshillohen të mobilizojnë gjithë burimet e tyre në ujësjellës, si dhe të analizojnë situatën në rast se do të nevojiten ndihmë nga qeveria qendrore.



Edhe kryeministri Rama ka kërkuar që të verifikohen të gjithë punonjësit e administratës publike lidhur me pagesat e ujit të pijshëm. Sipas të dhënave, aktualisht vetëm një në tre litra ujë faturohet dhe paguhet.

Category

📺
TV

Recommended