Report TV - Brahimllari: Vendimi i Byrosë tërësisht politik

  • 6 years ago
Deputeti i LSI, Endrit Braimllari, i përjashtuar për 10 ditë nga punimet e seancave të Kuvendit për shkak të dhunës seancën e të hënës, ka denoncuar në studion e Report Tv kërcënimin, sipas tij, nga deputetja e PS dhe njëherazi nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi në adresë të tij. Ai ka thënë se Hysi i është drejtuar me fjalët do përfundosh në burg dhe se ke babain gjyqtar e do kesh pasoja.

"Nënkryetarja e Kuvendit, deputetja e PS, Vasilika Hysi më është drejtuar se do përfundosh në burg, ke babain gjyqtar dhe do kesh pasoja. Babai im nuk është gjyqtqar, por një punëtor i thjeshtë i cili ka punuar për të edukuar dhe arsimuar mua. Është një njeri i ndershëm i këtij vendi. Vetë këto deputetë që bëjnë presion për burg në janar, janë të përfshirë në afera korruptive të shoqërisë civile. Të thotë nënkryetarja e Kuvendit se do shkosh në burg dhe babai gjyqtar do ketë pasoja, është presion i hapur ndaj shoqërisë. Ne kemi protestuar në respekt të kushtetutës dhe parimeve të së drejtës", u shpreh Braimllari.

Category

📺
TV

Recommended