Report TV - Qeveria ndryshon formulën e kompensimit financiar të ish-pronarëve

  • 6 years ago
Pas ndërhyrjeve të Komisionit të Venecias dhe ndryshimeve të bëra nga ana e Gjykatës Kushtetuese, qeveria shqiptare ndryshon sërish formulën e kompensimit financiar të ish-pronarëve, duke vendosur që, kur subjekti i shpronësuar nuk përfiton kompensim fizik dhe ka një vendim përfundimtar nga shteti (Agjencia e Pronave), të vlerësuar financiarisht, ai do të përfitojë kompensim financiar nga fondi financiar i kompensimit deri në 20% të vlerës totale të kompensimit financiar.

Por përfitimi financiar nuk mund të jetë më i lartë se 10 milionë lekë të reja. Pjesa tjetër, 80 për qind, nga vlerësimi i vendimit përfundimtar do të kompensohet fizikisht nga fondi i tokës. Deri tani, parashikohej që edhe 100% e dëmshpërblimit për një tokë të shpronësuar në bregdet mund të sigurohej me pyje në Gramsh apo Mokër, që nuk i donte askush.
Kjo lëvizje e fundit mund të sjellë dy pasoja. Së pari, sërish shoqatat e ish-pronarëve do të çojnë dy VKM-të e qeverisë në Kushtetuese, duke bllokuar procesin, që mendohet të zgjidhet brenda pak vitesh. Së dyti, duke filluar nga viti i ardhshëm, qeveria duhet të shtojë fondet për kompensimin financiar të ish-pronarëve, që ishte planifikuar në bazë të formulës së vjetër.

Category

📺
TV

Recommended