Report TV - Presidenti i Eurosig, Kadri Morinaj nderohet me çmim në Oxford

  • 6 years ago
Biznesmeni i njohur shqiptar, Kadri Morinaj, President i Eurosig është nderuar me çmimin ?Sokrates?, për arritje të jashtëzakonshme në fushën e biznesit. Çmimi i është dhënë nga Drejtori i Përgjithshëm i Europe Bussines Assembly në Oxford, Profesori John Netting.

Çmimi Presidentit të Eurosig dhe Insig Kadri Morinajt iu dha gjatë Samitit të Liderëve Botërorë të Biznesit. Ai ka shprehur mirënjohjen e tij për pjesëmarrjen në këtë forum kaq të rëndësishëm dhe ka folur për hapat kryesorë që ka kaluar kompania Eurosig.

Në këtë samit merrnin pjesë 55 vende nga e gjithë bota, focus i veçantë i është vënë tendencave inovative në biznes dhe arsimim, si dhe rolet dhe përgjegjësitë e liderëve të biznesit në botën modern. Gjatë fjalës së tij në këtë Samit, Morinaj theksoi se është e rëndësishme të prezantohet Shqipëria, e ardhmja e saj zhvillimi i turizmit dhe mundësitë që ofron.

Category

📺
TV

Recommended