Report TV - Xhufi: Çështja e kufirit detar, s'mjafton 1 ditë bisedime

  • 6 years ago
Mënyra se si po vepron diplomacia shqiptare në trajtimin e problemeve me Greqinë ka marrë kritika nga Pëllumb Xhufi historiani që ndër vite ka ndjekur dinamikën e zhvillimeve mes dy vendeve.

Në një intervistë për Report TV Pëllumb Xhufi thotë që Shqipëria nuk duhet të egzaltohet me deklarimin e Kotzias për heqjen e ligjit të luftës.

?Gjykoj që jo vetëm ligji duhet të hiqet si i tillë por edhe efektet e ligjit, menjëherë duhet të ndjekin efektet e ligjit. Në gjykimin tim është kthimi i pronave të ngurtësuara të qytetarëve Shqiptarë që me shpalljen e ligjit të luftës në vitin 1940 u bllokuan nga qeveria e atëhershme greke, mbahen sot e kësaj dite të bllokuara.

Efekti tjetër do të ishte njohja de jure e kufirit të Shqipërisë dhe Greqisë e vendosur në vitin 1913, e cila është e konfirmuar me vendimin e ambasadorëve në vitin 1926,? shpjegoj historian Pëllum Xhufi.

Category

📺
TV

Recommended