Kontrolli nga Vettingu, lista me 57 prokurorët dhe gjyqtarët e parë, mes tyre Arta Marku e Llalla

  • 6 years ago
Arta Marku, kryeprokurorja e sapozgjedhur nga Parlamenti, mes tymit, përleshjeve dhe kaosit, po i nënshtrohen Vetingut për ligjshmërinë e pasurisë, kontaktet e mundshme të papërshtatshme me krimin dhe aftësitë profesionale. Vendimi për kryeprokuroren e re, nëse duhet apo jo të shërbejë në sistemin e drejtësisë, pritet të zyrtarizohet në ditët e para të muajit janar.

Zonja Marku është pjesë e një liste, e zbardhur nga Shqiptarja.com, me 57 prokurorët dhe gjyqtarët e parë që po kontrollohen. Kontrolli i zonjës Marku nuk ka lidhje me pretendimin e opozitës për kalimin e Vetingun dhe as me detyrën e saj të re, por është një rastësi, pra produkt i shortit. Në listë, zonja nuk referohet si kryeprokurore, por si prokurore në Shkodër. Konkretisht, në fillim të këtij muaji, Komisioni Kualifikimit, organi kryesor i Vetingut, ka përcaktuar me short emrat e 57 prokurorëve dhe gjyqtarëve të parë, të cilëve po u shqyrtohen dosjet nga katër trupa gjykuese, të përbërë nga tre anëtarë.

Recommended