80 vite akademizem albanologjik shqiptar

  • 6 years ago
Në mbyllje të një përvjetori të rëndësishëm për Akademizmin Albanologjik në Shqipëri, për të dhënë edhe ai kontributin e tij në shënjimin e kësaj date, profesor Aurel Plasari, ligjëroi për themelimin dhe shkrirjen e Akademisë Albanologjike Saveriane dhe një nga albanologët?pionier, Ndre Mjeda.

Një nga parimet e ndjekura nga akademikët saverianë, tetë dekada më parë, mund të cilësohet po aq i vlefshëm për akademikët e sotëm që i janë futur një procesi rithemelimi, me debate mes njëri-tjetrit dhe me vetë qeverinë.

Në hulumtimin e profesor Aurel Plasarit, edhe pse ekzistenca e Akademisë Albanologjike Saveriane ishte e shkurtër, deri në fillimin e vitit 1939, ajo përbëri ngjarje të parë në studimet shqiptare. Arsyeja ishte një, politika i mbajti larg duart nga kërkimi shkencor.

Tv Klan

Recommended