Report TV - Përmbytjet, ndihmat për familjet e Gjirokastrës, Tepelenën e Përmetin

  • 6 years ago
Apelit për ndihmë në lidhje me familjet e përmbytura janë bashkuar edhe ambasadat e huaja. E tillë është edhe ambasada Kanadeze në Romë. Kjo ambasadë ka dhuruar materiale akomoduese për 80 familje që prekin Gjirokastrën, Tepelenën e Përmetin.

Ambasada e Kanadasë në Romë, ka shpërndarë ndihma për familjet e dëmtuara nga përmbytjet në fillim të këtij muaji në Gjirokastër. Ceremonia e dhurimit të ndihmave është organizuar me prezencën e autoriteteve vendore të Qarkut të Gjirokastrës si dhe Shtabit të Emergjencave Civile në Institucionin e Prefektit. Ndihmat kanë qenë kryesisht materiale akomoduese për 80 familje që prekin Gjirokastrën, Tepelenën e Përmetin. Claudia Hinzer oficere Politike dhe Ekonomike në Ambasadën Kanadeze në Romë shprehet se ndihmat janë një kontribut i kësaj ambasade për t?iu përgjigjur sadopak familjeve të dëmtuara nga përmbytjet.

Category

📺
TV

Recommended