Deputetë të Partisë Demokratike kanë mbërritur në ambientet e policisë së Tiranës për të parë gjendjen shëndetësore të 6 protestueseve të arrestuar gjatë protestës së djeshme. Përpara policisë së Tiranës ndodhen deputetët Edi Paloka, Edmond Spaho, Gent Strazimiri, Enkeljed Alibeaj si dhe Ervin Salianji e Eduart Halimi.
Gjatë një deklarate për mediat, Ervin Salianji protagonist i incidenteve në sallën e Kuvendit gjatë zgjedhjes së Kryeprokurores, pasi hodhi tymuese, i ka bërë thirrje prokurorisë të lirojë protestuesit e arrestuar, pasi sipas tij ata janë të pafajshëm dhe mbahen padrejtësisht në paraburgim. Më tej Salijani tha se nuk do të largohet deri sa të lirohen të arrestuarit.
Be the first to comment