80% e territorit perfshihet nga debora

  • 6 years ago
Rënia e menjëhershme e temperaturave ka sjelle reshje dëbore që kanë përfshire 80% të territorit gjatë mesnatës së të hënës.

Për pasoje dëbora ka krijuar problematika në qarkullim në disa prej akseve rrugore.

Qafa e Llogarasë ishte e pakalueshme gjate natës dhe e bllokuar nga dëbora, por situata është stabilizuar pas ndërhyrjes së firmës së mirëmbajtjes duke bërë që aktualisht qarkullimi të vijojë normalisht.

Edhe në kryeqytet temperaturat e ulëta dhe reshjet e pakta të dëborës kanë shkaktuar ngrica në rrugë.

Sipas Autoritetit Rrugor Ahqiptar, ende po vijon hedhja e kripës në segmentin Trau Dajt-Teleferik. Si pasojë e ngricave në rrugë lëvizja bëhet me zinxhirë në segmentin Qafë Priskë-Qafë Mollë dhe në Qafështame.

Po ashtu prezence akulli në rrugë ka edhe ne akset Tirane - km 29 Qafë Kërrabe dhe Fresku-Surrel.

Në qarkun e Elbasanit, problematike është situata në segmentin Librazhd ? Stebleve. Trashësia e dëborës arrin në 20 cm dhe në pjese të veçanta rruga është pjesërisht e kalueshme me zinxhirë.

Sa i takon Korçës, edhe pse dëbora ka mbuluar të gjithë zonën, ekspertet rrugore thonë se vetëm në segmentin Boboshticë ? Dardhë, nga km 5 deri në kilometrin12 rekomandohen zinxhirët.
Akull dhe borë ka edhe ne rrugët e qarkut te Peshkopisë.

Aksi rrugor rural Ostren-Trebisht, është i kalueshëm me zinxhirë. Aksi rrugor rural i Krastës që lidh fshatrat Val, Peshk, Lenë, Thekra, është i kalueshmëm me zinxhirë. Ndërsa rruga nacionale Peshkopi-Bulqizë-Klos-Burrel nuk ka probleme.

Sinoptikanë parashikojnë që termometri të qëndrojë në vlera negative edhe për një jave.

Pavarësisht mungesës së reshjeve në ditët në vijim, dëbora dhe akulli ne rrugë do të jenë prezent.

Category

📺
TV

Recommended